Telegrafi

BE: Samit brenda vitit për krizën

Presidenti francez Nicolas Sarkozi, në fund të samiti të BE-së, tha se nëse do të presin zgjedhjen e presidentit të ri amerikan, atëherë do të jetë shumë vonë dhe gjendja mund të jetë më e rendë nga sa mund të mendohet.

“Nëse presim presidentin e ri atëherë do të takohemi në pranvere por do të jetë shumë vonë. Ne rast se situata do të shkojë më keq, besoj se i zgjedhuri i ri nuk do të pranojë se gjendja është e rëndë. Duhet të organizojmë një samit sa më parë”.

Presidenti francez kërkoi ndryshime të FMN-së, ndërsa theksoi se ka çështje financiare që duhen diskutuar me amerikanët por edhe me grupin e G8.