Telegrafi

BE: Rusia të rinis furnizimin me gaz

Presidenca çeke e BE-se dhe Komisioni Evropianë kanë kritikuar vendimin e Moskës, duke e cilësuar si të papranueshëm, ndërsa kanë bërë thirrje për rinisjen e mënjëhershme të furnizimit.

Sot kompania ukrainase Naftogaz pranoi se Rusia ka bllokuar krejtësisht kalimin e gazit metan drejt Evropës përmes Ukrainës. Shumë vende ballkanike, si Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Greqia, Kroacia, kanë raportuar mungesa të furnizimit me gaz dhe reduktime.

Nga ana tjetër, kompania ruse Gazprom akuzon Ukrainen se ka mbyllur gazsjellësit, që furnizon vendet evropiane.