Telegrafi

BE, rritet numri i papunësisë në 3 mujorin e dytë

Në tre mujorin e dytë të vitit 2009, numri i të papunëve në vendet e BE-së është rritur me 0.5 %. Duke u bazuar ne të dhënat vjetore, papunësia është rritur me 1.8 %, ndërsa prodhimi industrial ka rënë me 0.3 % deri në muajin korrik.

Këto të dhëna janë me të ulëta në zonën euro por diferencat janë shumë të ulëta, çka do të thotë se një pjesë e madhe e kontinentit të vjetër vazhdon të vuajë pasojat e krizës ekonomike që mbërtheu planetin disa muaj me parë. Të dhënat janë marrë nga Eurostat-i. /Telegrafi/tch/