Telegrafi

BE rishikon gjendjen financiare në Greqi

Më parë janë shprehur dyshime se borxhet e këtij vendi mund të jenë shumë më të larta, se sa ç’thuhej deri tani. Nga hetimet e fundit varet, nëse duhet të ndryshojë edhe programi i BE dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për sanimin e gjendjes financiare në këtë vend.

Kjo do të thotë se Greqia do të duhej të ashpërsonte edhe më shumë kursin e kursimit. BE dhe FMN-ja i kanë ndarë Greqisë një ndihmë prej rreth 110 miliardë euro, por kërkojnë masa të ashpra kursimesh. /Dw/Telegrafi/