Telegrafi

BE propozon rritje e buxhetit 2012 për 4.9 %

Rritja e shpenzimeve të bashkimit europian për vitin tjetër në 132.7 miliardë euro, krahasuar me 126.5 miliardë euro për këtë vit, është argumentuar me kërkesën për të financuar zonat e varfra, programet e kërkimit shkencor dhe masave të tjera për të mbështetur një rritje më të madhe të prodhimit të brendshëm bruto të bllokut.

Pritet që shumë shpejt propozimet për rritjen e shpenzimeve të komisionit europian të bëhen zyrtare nga vetë ky institucion. Sipas vlerësimeve pjesa më e madhe do të shkojë për subvencionin e produkteve bujqësore dhe për projekte të strukturës si ndërtimi i rrugëve.

Por këto propozime do të hasin një opozitë të fortë. Shumica e vendeve të kryesuara nga Britania kërkojnë reduktim të shpenzimeve në Bashkimin Europian, pasi ato vetë po realizojnë reforma në sistemet financiare dhe sociale. /Telegrafi/