Telegrafi

BE pezullon ndihmat për fermat për Rumaninë

Ndihma është vënë mënjanë për Rumaninë në kuadër të këtij programi ndihma e vendosur më vete në kuadër të këtij programi arrin në rreth 150 milion euro në vit, për të ndihmuar që sektori bujqësor në vend të bëhet më konkurrues.
"Komisioni ka pezulluar përkohësisht pagesa deri në 28.3 milion euro," ka deklaruar ministria rumune e financave.

Shuma mbulon shpenzimet e kryera gjatë trimestrit të parë të këtij viti, sipas letrës të Drejtorit të Përgjithshëm të KE për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Zhan-Luk Demarti të dërguar tek Alice Batu, oficeri kombëtar i autorizuar në ministri në 9 korrik. Demarti i kujtoi Batu se KE ka kërkuar tashmë një plan për rregulluar çështjet specifike.

"Unë do të vlerësoja marrjen e këtij plani veprimi me një afat kohor për zbatimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 31 gusht," shkroi Demarti në letrën e tij. "Unë do të marr në konsideratë rifillimin e rimbursimit të shpenzimeve menjëherë mbasi të marr konfirmimin tuaj se plani i veprimit po zbatohet si duhet dhe kjo të konfirmohet nga një autoritet i pavarur".

Nëse Rumania nuk arrin të zgjidhi mangësitë e vërejtura, nuk do të ketë garanci për kryerje korrekte të pretendimeve të pagesave nga përfituesit përfundimtarë, citoi Financial Times duke thënë KE. Dublikata e pagesave është problem i mundshëm.

Batu tha të mërkurën se mangësitë e zbuluara nga auditorët e BE-së ishin të lidhura gjerësisht me procedurat e autorizimit të pagesave në Agjencinë e Pagesave për Zhvillimin Rural dhe Peshkimin e cila merret me fondet SAPARD.
Ajo nuk tha nëse zyrtarët kanë hartuar dhe dorëzuar tashmë planin e veprimit të kërkuar nga zyra e Demarti por u duk e sigurtë se KE do të çeli ndihmën që i nevojitet shumë fermerëve rumunë.
"Janë vetëm pak javë," tha të mërkurën Batu për Mediafax, agjencinë rumune të lajmeve.
Sipas Financial Times kjo nuk është hera e parë që Brukseli ka kritikuar menaxhimin e subvencioneve të fermave nga Rumania. Instanca e fundit e ngjashme ishte mosrealizimi i pagesave në kuadër të Politikës Bujqësore të Përbashkët të BE brenda afatit kohor të caktuar.

Brukseli ka dënuar gjithashtu fqinjin e Rumanisë dhe anëtarin e ri të BE-së Bullgarinë. Duke cituar dobësitë në sistemet e kontrollit të Bullgarisë, rastet e mashtrimeve dhe parregullsitë, KE ngriu në korrik gati gjysëm miliard euro në ndihma për vendin, duke përfshirë 121 milion euro për zhvillimin rural në kuadër të programit SAPARD. /Setimes/