Telegrafi

BE përkrahin bizneset dhe bujqësinë në Veri

Grantet janë pjesë e Zhvillimit Ekonomik Rajonal të BE (EURED) që mundëson standarde më të mira për rajonin verior në veçanti dhe Kosovën në përgjithësi. Këto janë projektet e para që përfitojnë nga skema e granteve me shumë të përgjithshme prej 1.1 milion euro, përderisa përkrahja për zhvillim është paraparë që të vazhdoj në fillim të vitit të ardhshëm.

Kjartan Björnsson, Kryesuesi i Operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, tha: se qëllimi i përbashkët është që të përmirësojmë ekonominë dhe të krijojmë vende të punës.

Kryesuesi i Bordit Qeverisës të AZHR Veri, Avni Kastrati, tha se kjo ka motivuar dhe na obligon që të punojmë edhe me shumë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe standardet për qytetarët.

AZHR Veri ka punuar për së afërmi me partnerët zhvillimor për të identifikuar prioritetet strategjike të rajonit dhe të zhvillojnë projekte për të implementuar këtë vizion, Zveçani dhe Leposaviqi ende nuk janë pjesë e kësaj përpjekjeje por ato inkurajohen vazhdimisht për t’iu bashkangjitur procesit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal të BE-së. /Telegrafi/