Site icon Telegrafi

BE përkrahë zhvillimin e biznesit në Kosovë

Mundësi ideale për rrjetëzimin e biznesmenëve lokalë dhe shkëmbimin e përvojave, si dhe për të diskutuar pengesat për rritje të bizneseve si dhe tejkalimin e tyre. Ndërmarrësit gjithashtu mësuan për mundësitë e përmirësimit të aftësive menaxheriale dhe teknike për bizneset e tyre duke aplikuar për ndihmë nga TAM.

Programi TAM i financuar nga BE-ja do të përkrahë deri 40 kompani, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me zhvillim rural, femrat në biznes, ndërmarrësit e rinj, kompanitë shëndetësore, si dhe ndërmarrjet që inkurajojnë punësimin e minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Disa nga rezultatet që do të arrihen në kompanitë që do të përfitojnë nga ndihma janë: performancë e përmirësuar tregu, konkurrueshmëri e rritur, rritje e tregjeve, krijimi i punëve të reja, inicimi i menaxhimit cilësor dhe certifikimit, si dhe praktika të përmirësuara ambientale.

Projekti EU-TAM ka filluar në tetor 2009 dhe do të zbatohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në Kosovë, NVM-të përbëjnë rreth 98 pwr qind të të gjitha ndërmarrjeve dhe do të luajnë rol kritik në përcaktimin e rritjes në të ardhura dhe në punësim, në të ardhmen. /Telegrafi/
 

Exit mobile version