Telegrafi

BE përgatit reformën e fondit 440 miliardë euro

 E përditshmja Financial Times, ka cituar burime të përfshira në bisedime, që thanë se udhëheqësit europiane janë duke marrë në konsideratë "rritjen e monitorimit" të ekonomisë Spanjolle dhe Portugeze në vend të ofrimit të ndihmës financiare.

Kjo do të thotë se reformat e propozuara në vendet e gadishullit Iberik fillimisht duhet të marrin vulën e miratimit të bashkimi Europian. Në një intervistë për Financial Times, Komisionari Europian për Çështjet Monetare, Olli Rehn tha se Bashkimi Europian nuk duhet të imponojë ndonjë program në asnjë shtet anëtar dhe se Spanja është duke ndërmarrë reforma shumë të thella në ekonomi.

Sipas të përditshmes samiti i Bashkimit Europian që do mbahet në Bruksel këtë të premte, nuk pritet të marrë ndonjë vendim. Të premten e shkuar burime nga eurozona thanë për Reuters se Bashkimi Europian është duke marrë në konsideratë zgjatjen në 30 vite të ndihmës financiare që është akorduar për Greqinë dhe Irlandën.

Veprimi besohet se synon krijimin e besimit të tregjeve se bashkimi europian po i jep zgjidhje përfundimtare krizës së borxhit sovran të eurozonës. /Telegrafi/