Telegrafi

BE për shkurtimin e orarit të punës

Ruajtja e vendeve ekzistuese të punës përmes shkurtimit të përkohshëm të orarit të punës është njëra prej gjashtë rekomandimeve për të cilat Bashkimi u mor vesh me përfaqësuesit e punëdhënësve dhe sindikatave në Samitin për punësim në Pragë.

Shkurtimi i orarit të punës, megjithatë, nuk do të thotë se punëtorët nuk do të shkojnë në punë. Ata, gjatë një ose dy ditëve të punës në javë, do të mund t`i përkushtoheshin arsimimit plotësuese ose kurseve për kualifikim, që do t`i paguante shteti.

Vlerësohet se në BE, ky sistem do të mund të ruante një milion vende të punës.

Numri i të papunëve në 27 shtete të Bashkimit, në mars, u rrit për 626 mijë, gjegjësisht në 20,15 milionë që përmban madje 8,3 për qind të fuqisë punëtore.

Sipas parashikimeve, kriza ekonomik do të mund ta rriste numrin e të papunëve në 26,5 milionë, gjegjësisht 10,9 për qind të popullatës së aftë për punë. /Makfaks/