Telegrafi

BE: Peci dhe Pavicevic janë zyrtarë ndërlidhës

Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë se krejt çka kanë mundur të thonë përfaqësuesit evropianë është se iu takon kryeministrave të dy vendeve t’iu sqarojnë qytetarëve të tyre se çka u morën vesh në Bruksel.

“Të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë për të akomoduar oficerët ndërlidhës në të dy shtetet. Për momentin po punohet në detaje. BE-ja është këtu thjesht për të dhënë ndihmë në implementimin e marrëveshjeve, ndërkaq u përket dy kryeministrave t’u sqarojnë qytetarëve të tyre se çka janë marrë vesh”, ka thënë për KTV zëdhënës i Zyrës së BE-së në Kosovë, Stojan Pelko.

Dejan Pavicevic është caktuar nga Serbia oficer ndërlidhës i tyre në Kosovë, si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur mes Thaçit e Dacicit.

Ndërsa Lulzim Peci, i caktuar nga Qeveria e Kosovës, do të niset në drejtimin e kundërt. /Telegrafi/