Telegrafi

BE paralajmëron Greqinë

Sipas raportit të Pres TV, Oli Rehn komisionari i çështjeve ekonomike të BE-së ditën e hënë, pas mori pjesë në mbledhjen e ministrave të ekonomisë së vendeve të BE-së deklaroi se Greqia për të arritur objektivat e përcaktuara për vitin 2011 duhet të marri pasa më të rrepta.

Portali EUbusiness raporton se qeveria greke për shkak të krizës ekonomike është përballur me probleme të shumta aq sa deficiti buxhetor grek është deficiti i dytë më i madh në të gjithë Evropën.

Sipas specialistëve ekonomik, politikat e gabuara ekonomike greke shkaktuan këtë krizë të fortë në deficitin buxhetor gjë që ka inatosur dhe qytetarët e këtij vendi. /Telegrafi/