Telegrafi

BE: Nga viti i ardhshëm, s’ka më roaming!

Lajmi më i rëndësishëm sot është se Parlamenti Evropian ka vendosur që ta eliminojë tarifimin e roaming, që nga 15 dhjetori i 2015, si pjesë të iniciativës evropiane për “kontinentin e lidhur”, i cili do të krijonte një treg të vetëm dhe unik të telekomit, për mbarë Evropën.

Vendimi ende mbetet për tu ratifikuar nga secili shtet i BE-së, individualisht, mirëpo vendimi është mirëpritur nga shumica e vendeve anëtare, të cilat e mbështesin uljen e çmimeve të komunikimit për qytetarët evropian.