Telegrafi

BE ndihmë Kosovës do për furnizimi më stabil me energji

Qëllimi kryesor i projektit, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian me mbi €17 milion, është për të kontribuar për një sektor të qëndrueshëm dhe financiarisht të pavarur të energjisë në Kosovë.

Ky projekt ka përmirësuar makinerinë ekzistuese të rëndë të minierave të thëngjillit, fillimisht e instaluar në vitin 1972, si dhe ka bërë atë më stabile. Sistemi i djerrinës do të operojë në minierën e re në jugperëndim të Sibovcit. Kapaciteti gërmues do të shtohet me rreth 50%. Në përgjithësi, pritet që siguria operuese do të përmirësohet dhe do të arrijë standardet evropiane.

Pas vitit 2010/2011 minierat ekzistuese të thëngjillit nuk do të jenë në gjendje të plotësojnë nevojat e termocentraleve ekzistuese. Mungesa e thëngjillit mund të çojë në ndërprerje të shpeshta të rrymës dhe pengimin e biznesit që do të mund ta dëmtonte tërë ekonominë e Kosovës.

Ky projekt ka ndihmuar Qeverinë e Kosovës dhe KEK-un në hapjen e minierës e re në jugperëndim të Sibovcit, që të sigurojë furnizim të mjaftueshëm me thëngjill për termocentralet ekzistuese, pasi që furnizimet ekzistuese u shteruan, thuhet në një njoftim për media të Komisionit Evropian./rtklive/