Telegrafi

BE ndalon importin e produkteve ushqimore kineze

Kimikati industrial, melamina, përdoret në prodhimin e pesticideve dhe të plastikës.

Disa muaj më parë, ky element ishte qendra e një skandali të produkteve të qumështit që shkaktoi përkeqësimin shëndetësor të mijëra fëmijëve kineze.

“Autoriteteve kompetente në shtetet anëtare të BE-së, do t’u duhet të kryejnë disa teste mbi ushqimet që përmbajnë soje dhe nënproduktet e saj që vijnë nga Kina para se të lejohet importi i tyre", deklaroi Komisioni Evropian në një deklaratë.