Telegrafi

BE miraton paketën gjermane të ndihmës për bankat

Paketa është në përputhje me të drejtën e BE-së, deklaroi Komisioni në Bruksel.

Shtrembërime të palejuara të konkurrencës janë shmangur.

Komisarja përgjegjëse e BE-së, Neelie Kroes, shprehu shpresën që edhe vende të tjera anëtare të ndiqnin shembullin gjerman.

Paketa e shpëtimit për institutet e rrezikuara nga falimentimi, parashikon garanci shtetërore për kreditë ndërbankare deri në 400 miliardë euro, dhe ndihma për shtimin e kapitalit të vet deri në 80 miliardë euro.