Telegrafi

BE: Miratohet fondi garantues prej 440 miliardë eurosh

Fondi garantues, qendra e të cilit u vendos të jetë në Luksemburg, do të aktivizohet me aplikimin e vendit që ka rrezik falimentimi nën garancinë e vendeve të tjera të Eurozonës.

Ky fond, i cili parashikon të shpëtojë vendet e Zonës Euro në vështirësi, me kontributin e Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 250 miliardë eurosh dhe atë të Bashkimit Evropian prej 60 miliardë eurosh, do të arrijë totalin e 750 miliardë eurove.

Ndërsa Komisionari i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Oli Rehn deklaroi se hapi i hedhur nuk lë pas dyshime.

Mundësia që kriza e borxheve të Greqisë të përhapet në vende me deficit të lartë buxhetor si Portugalia, Irlanda, Spanja, madje edhe Hungaria, e cila nuk është pjesë e Eurozonës, i detyroi vendet anëtare të kësaj të fundit të punojnë për stabilizimin e tregjeve, duke arritur një marrëveshje mbi fondin garantues