Telegrafi

BE mbledh para për energjetikën në regjion

Në iniciativë të Bankës Investuese Evropiane (BIE) dhe Bankës gjermane për zhvillim (KFB) në Bruksel u formua Fond për efikasitet energjetik në Evropën Juglindore. Përfshihet edhe Kosova 

Pritet që Fondi gjatë katër deri pesë vitet e ardhshme të grumbullojë rreth 400 milionë euro, të cilat do të sigurohen nga investitorët shtetërorë dhe privat. Pjesa më e madhe e mjeteve të Fondit do t’u ndahen kompanive, por edhe amviserive, në formë kredie.

Në fillim BIE-ja dhe KFB-ja për Fondin siguruan nga 250 milionë euro, ndërsa Komisioni Evropian 20 milionë euro.