Telegrafi

BE: Kriza ekonomike do të vazhdojë gjatë

Lajmin e kanë publikuar mediat italiane, të cilat i referohen një dokumenti të përgatitur nga këshilli i punëve ekonomike dhe financiare të BE-së, i cili pritet që t’u komunikohet sot ministrave të Financave të 27 vendeve anëtare.

“Eksperiencat tregojnë se recensionet ekonomike të provokuara nga krizat financiare tentojnë të jenë më të rëndat, por edhe të gjatat në kohë”, citon dokumentin qe ende nuk është bërë publik zyrtarisht, gazeta “Il Sole”.

“Aktualisht besimi i konsumatorëve dhe i bizneseve në Evropë është nder nivelet më të ulta, që prej dhjetra vitesh. Por situata rrezikon të përkeqësohet më tej dhe masat antikrizë që janë marrë nga qeveritë do të duhen ende kohë të japin efektet e tyre”, paralajmëron raporti i përgatitur nga ekspertet e Bashkimit Evropian.

Raportet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare përveçse po konfirmojnë gjithmonë e më shumë bindjen se kriza aktuale është më e rënda që ka përjetuar bota, pas depresionit të vitit 1929, paralajmërojnë gjithashtu se nga ajo nuk do të shpëtojë askush.

Dy ditë më parë, drejtori i FMN-së për Evropën Marek Belka, paralajmëroi se kriza do të prekë rëndë edhe vendet në zhvillim të Evropës Qendrore dhe asaj Juglindore, të cilët fillimisht mendohej se do të ishin më pak të goditurit.