Telegrafi

BE: Kriza e Greqisë, mund të infektojë 26 vendet e tjera

Për këtë arsye, Brukseli është ende duke folur për mbajtjen e situatës nën kontroll duke siguruar mbikqyrjen maksimale. Po përtej deklaratave zyrtare, në korridoret e Brukselit si dhe në Frankfurt, ka një shqetësim në rritje lidhur me një krizë të re ekonomike e cila mund të përhapet nga Greqia, e cila ka një deficit të lartë, në vendet si Spanja dhe Portugalia, me një rrezik të infektimit shumë të gjerë.

Për këtë arsye, mendohet të vihen kredi në dispozicion nga shtetet individuale, në koordinim me grupin e 27 vendeve anëtare të BE-së për të mos lejuar kështu transportimin e krizës nga Greqia në shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, për Bankën Qendrore Evropiane, një shqetësim të mash po paraqet edhe rënia poshtë e vlerës së euros, e cila po ndryshon kuota minimale kundër dollarit.