Telegrafi

BE koordinon politikën fiskale brenda euro-zonës

Të 16 vendet e euro-zonës do t’i hartojnë buxhetet e tyre në përputhje me standartet evropiane.

Kjo parashikohet nga propozimi i Komisionerit për çështjet financiare, Olli Rehn. Sipas tij, Komisioni do të monitorojë nivelin dhe zhvillimin e shpenzimeve.

Qëllimi është që të identifikohen qysh herët rreziqet për të parandaluar krizat, si ajo që ndodhi në Greqi.

Gjithashtu Rehn në një konferencë për shtyp në Bruksel u shpreh edhe për gjendjen në Portugali:

“Programi i stabilitetit portugez është ambicioz dhe mjaft konkret për vitet 2011-2013, por masat shtesë për konsolidimin fiskal mund të jenë të nevojshme sidomos për këtë vit, nëse rreziqet për zhvillimet makro-ekonomike dhe fiskale materializohen”.