Telegrafi

BE kërkon zbatimin e marrëveshjes

“Ekipet e zbatimit janë takuar në këto dy ditët e fundit. Ata po punojnë në zbatimin e marrëveshjes së arritur mes dy kryeministrave. Deri më tash nuk u arrit ndonjë marrëveshje. E dini se zbatimi i asaj marrëveshjeje është thelbësor, prandaj përpjekjet tona vazhdojnë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë datë për takimin e ardhshëm në mes të dy kryeministrave, për të cilin, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë se do të mbahet më 21 maj.

“Dialogu për normalizimin e raporteve vazhdon në disa nivele dhe presim që të ketë takime në nivele të larta. Do të prisja në muajin maj, por nuk kam data për të konfirmuar”, u shpreh Kocijancic. /Telegrafi/