Telegrafi

BE kërkon uljen e taksave bujqësore për 60 për qind

Kjo ofertë është propaganduar nga vendet në zhvillim dhe përkon me ditën e hapjes së mbledhjes së rëndësishme të 40 vendeve të OBT në Gjenevë, pas shtatë vjet negociata tregtare që prej 2001 në Doha (Qatar).

Komisari evropian i tregtisë Peter Mendelson, propozoi në hapjen e mbledhjes uljen e të paktën 60 për qind të taksave doganore të agroprodhimeve në BE, kundrejt 54 për qind, nga çështë kërkuar më parë.

Brazili e vlerëson ofertën si të njëjtë, por të llogaritur ndryshe. Franca presidente e radhës së BE, nëpërmjet ministrit të agrokulturës ritheksoi se nuk bëhet fjalë për një ofertë të re por për një ndryshim të pozicionit.

Vendet e pasura kërkojnë gjithmonë një akses të fortë në tregjet e vendeve në emergjencë, për të eksportuar prodhimet e tyre industriale. Nga ana tjetër vendet në zhvillim kërkojnë që të heqin mbrojtjen e prodhimeve agrokulturale të vendeve të zhvilluara.

Drejtori i OBT-së e ka filluar këtë mbledhje duke shpresuar që të arrihet në një rezultat të ekuilibruar, duke marrë parasysh kërcënimet që i bëhen sot ekonomisë botërore. Kështu 152 vendet anëtare të OBT-së kanë hedhur një hap përpara për të mbyllur çështjen e hapur në Doha këtë vit. /Telegrafi/