Site icon Telegrafi

BE kërkon nga Swift që të sanksionojë Rusinë

Swift ka refuzuar kërkesën e BE për të hequr Rusinë nga ku sistem ndërkombëtar i transaksioneve bankare.

Kohë më parë parlamenti evropian miratoi një rezolutë sipas së cilës vendeve anëtare të BE u është kërkuar që të heqin Rusinë nga sistemi Swift.

Mirëpo Swift duke reaguar ndaj kësaj çështjeje, doli me një deklaratë ku tha se ky sistem dhe aksionarët e tij janë informuar mbi kërkesën për heqjen e Rusisë, mirëpo Swift është një kompani botërore e paanshme e cila vepron sipas ligjeve të Belgjikës dhe ajo nuk merr vendime të njëanshme për shkak të presioneve politike për ndërprerjen e lidhjeve me institucione financiare.

Në deklaratën e lëshuar prej Swift thuhet se ky organ botëror nuk ka kompetenca që të marrë vendim për vendosjen e sanksioneve dhe për këtë arsye nuk i përgjigjet kërkesës së një personi apo grupi për heqjen e organeve financiare të një vendi nga ky sistem.

Swift është shoqëria botërore e transaksionit financiar mes bankave. Ky institut në të gjithë botën përdor sistemin e tij sekret për shkëmbimet dhe transaksionet bankare.

Aktualisht më shumë se 7 mijë institucione financiare nga 197 vende të botës janë anëtare të Swift. Qendra kryesore e Swift ndodhet në Belgikë dhe ky institucion vepron sipas ligjeve të këtij vendi.

Vende si Amerika, Hollanda, Anglia dhe Hong Kongu janë aktive si qendra mbështetëse. Swift në çdo vend ka një pikë reference të quajtur SAP e cila kontrollohet nga institutet e Swift. /Telegrafi/

Exit mobile version