Telegrafi

BE kërkon ndërtimin e shpejtuar të gazësjellësit Nabucco-s

Nevoja për ndërtim të shpejtuar të këtij gazësjellësi është paraqitur me luftën e paradokohshme midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, deklaroi përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Pjer Morel.

Ai dje realizoi takim me kryetarin e Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimogamedov, vendi i të cilit është shumë i pasur me gaz, me qëllim që ta informojë për domosdoshmërinë e forcimit të përpjekjeve për ndërtimin e Nabukos.

Ndërtimi i Nabukos do ta zvogëlonte varshmërinë energjetike të vendeve evropiane nga Rusia. BE-ja një të tretën e nevojave të veta për naftë dhe 40 për qind të nevojave për gaz i realizon përmes importit nga Rusia.