Telegrafi

BE jep 7.2 miliardë euro për klimën

Kryeministri britanik, Gordon Braun dhe presidenti francez, Nikola Sarkozi thanë se vendet e tyre do të kontribuojnë një pjesë të rëndësishme të kësaj shume.

Fondi në fjalë synon që në afat të shkurtër të ndihmojë vendet e varfëra, veçanërisht ato afrikane, që të fillojnë të ulin sasitë e dioksidit të karbonit të lëshuara në ajër.

Bashkimi Evropian synon të marrë rolin drejtues në botë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.