Telegrafi

BE-ja vendosi doganë të përkohshme për import të biodizelit amerikan

Burimi shtoi se vendimi është marrë në mbledhjen e mbrëmshme të komitetit anti-damping të Unionit.

Firmat nga Unioni i akuzojnë prodhuesit amerikanë të biodizelit se këtë derivat e importojnë më lirë nga vendet siç është Brazili, i shtojnë më pak se pesë për qind dizel amerikan dhe pastaj kërkojnë subvencione nga Uashingtoni zyrtar para se ta eksportojnë në Evropë.

Kompanitë amerikane të cilat eksportojnë biodizel në BE prej 13 marsit në gjashtë muajt e ardhshëm do të duhet të paguajnë doganë shtesë mes 26 dhe 41 euro për 100 kilogramë.