Telegrafi

BE-ja prezanton Strategjin 2020 për rritjen ekonomike

Presidenti i Komisionit, José Manuel Barroso, prezantoi në Bruksel të ashtuquajturën "Strategjia 2020". Ai pret që me anë të saj të arrihet një rritje prej të paktën 2%.

Paketa përmban objektiva konkretë për rritjen ekonomike në vendet anëtare, si dhe ndihma financiare për anëtarët më të dobët financiarisht.

Kryetarët e qeverive të vendeve të BE-së do ta diskutojnë strategjinë e re në samitin e tyre të ardhshëm në fund të marsit.