Site icon Telegrafi

BE-ja premton rinisjen e punimeve në objektin e Komunës së Obiliqit

Zyrtarët të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë premtuar se shumë shpejt do të rifillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Administratës së Obiliqit.

Sipas një njoftimi të kësaj komune, përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se objekti i ri do të plotësojë të gjitha kushtet për Administratën e Obiliqit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, priti në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Libor Chlad. Tema për të cilën biseduan ishte zhvillimi projekteve të përbashkëta në komunë. Kryetari Gashi njëherësh e njoftoi atë për bashkëpunimin me organizata të ndryshme si me USAID-in, me IOM-in dhe me Bashkimin Evropian në projektin e ndërtimit të shtëpisë së pleqve, por shqetësim i kryetarit Gashi ishte projekti në gjysmë i komunës së re, ku Komuna e Obiliqit është përfituese nga BE-ja. /Telegrafi/

Exit mobile version