Mosbesimi i autoriteteve evropiane është bërë publik ndërsa gjiganti botëror i kërkimeve në ueb po mundohet t’i zgjidh dilemat e BE-së lidhur me rezultatet e saj të kërkimit, për të cilat kritikët thonë se po favorizojnë shërbimet e kompanisë Google ndaj atyre të konkurrentëve të saj.
Zyrtarët evropianë janë duke e hetuar sistemin operativ të Google, pavarësisht dëshmive që Google ka dhënë për rezultatet e saj të kërkimit, tha Joaquin Almunia, shef i konkurrencës për Bashkimin Evropian për The New York Times, duke refuzuar të komentojë më tej lidhur me hetimin e ri.
Ankesa e re është ngritur nga Fairsearch Europe, një grup i kompanive që përfshin rivalët e Google si Microsoft, Nokia dhe Oracle.
Grupi akuzon Google lidhur me përdorimin e Android "si një mënyrë mashtruese për të ndërtuar avantazhe për aplikacionet kryesore të Google në më shumë se 70 për qind të telefonave të mençur të shitur sot" tha Thomas Vinje, avokati i Fairsearch për New York Times. / Telegrafi /