Telegrafi

BE-ja përkrah zhvillimin e NVM-ve

Kjartan Björnsson nga zyra ndërlidhëse të KE-së, tha se lansimi i projektit të BE-së për NVM shënon fillimin e një faze të re të zhvillimit të NVM-ve në Kosovë që ka për synim përmirësimin e radhitjes së Kosovës në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore.

Projekti synon të krijojë dialog me komunitetin e biznesit për të përmirësuar klimën e biznesit në Kosovë përmes Agjencisë për Përkrahjen e NVM-ve dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë.

Rritja e sektorit të NVM-ve ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi që ky sektor ka rol kritik në krijimin e vendeve të punës. Projekti i financuar nga BE-ja do të implementohet gjatë dy viteve të ardhshme dhe vlera e tij është 3 milionë euro. /Telegrafi/