Telegrafi

BE-ja nuk konfirmon se marrëveshja për kufirin është IBM

Prezencat e BE-së në Kosovë nuk kanë pranuar të japin detaje për aranzhimet që më 10 dhjetor kanë filluar të aplikohen nga autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë në Jarinjë e Merdar dhe që nga të dyja qeveritë u proklamuan si fillimi i zbatimit të konceptit për menaxhim të integruar të kufirit, shkruan “Koha Ditore”.

Sipas tyre, EULEX-i po zbaton atë për çka janë marrë vesh palët.

Bashkimi Evropian nëpërmjet baroneshës Catherine Ashton dhe zyrës së vet në Kosovë nuk ngurrojnë që aranzhimit që ka ndodhur në Jarinjë e Merdar t`i referohen si IBM, mirëpo kur janë pyetur për mungesën e zbatimit të kritereve bazë të këtij koncepti, nuk kanë dashur që të komentonin. /Telegrafi/