Telegrafi

BE-ja nuk do të krijojë fonde ndihme për institucione bankare

Çdo qeveri do të përdorë mënyrën e saj për zgjidhjen e krizave financiare, deklaroi presidenti francez Nicolas Sarkozy pas një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin britanik Gordon Brown si edhe atë italian Silvio Berlusconi.

Përveç kësaj, krerët e këtyre shteteve vendosën gjatë takimit që zhvilluan dje në Paris, se nuk do ta përdorin më në mënyrë intensive Paktin e Stabilitetit.