Telegrafi

BE-ja nuk do ta bllokojë pavarësinë e Kosovës

Përçarjet në rastin e Kosovës, shkruan “TWSJ” bartin rrezikun e përsëritjes së asaj që ka ndodhur edhe gjatë luftës në Bosnje më 1993, dhe invazionin amerikan në Irak, më 2003 për shkak të të cilave BE-ja e ka humbur fuqinë që të udhëheq politikë unike.

Këto përçarje i shkojnë për dore edhe Moskës së cilës i krijohet hapësirë për të drejtë vetoje në politikën evropiane në Ballkan, gjë të cilët e duan shumë pak vende të BE-së.

“Kësaj radhe nuk mund ta heshtim mossuksesin”, shkruan kjo gazetë amerikane duke e cituar një diplomat perëndimor nga një vend i cili “përkrah pavarësinë e Kosovës, por që dëshiron të ruhet politika unike e BE-së”.

“TWSJ” vlerëson se vendet si, Greqia, Rumania, Qipro dhe Spanja, edhe pse e kundërshtojnë pavarësinë e njëanshme të Kosovës, nuk do ta bllokojnë zbarkimin e misionit të BE-së në vendin tonë.