Telegrafi

BE-ja në konsensus për të zgjidhur krizën

Propozimi u sugjerua nga Hungaria gjatë një samiti emergjent të udhëheqësve evropianë që u zhvillua ditën e djelë në Bruksel.

Plani ra për shkak të kundërshtimit të bërë nga Gjermania.

Në vend të një ndihme masive, udhëheqësit ranë dakord që të shikonin në mënyrë individuale vështirësitë ekonomike të secilit vend.

Ato gjithashtu rinovuan mbështetjen e tyre për gurthemelin e Bashkimit Evropian, që është tregu i përbashkët.

Vendet e BE-së premtuan për të qënë vigjilent kundër proteksionizmit në rritje.

Ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë qënë të drejtuara nga lehtësirat për marrjen e kredive nga vendet perëndimore, por tani këto fonde kanë shteruar.

Kryeministri hungarez, Ferenc Gyurcsany, tha se të gjitha vendet e BE-së premtojnë të punojnë sëbashku për të gjetur një rrugë për të dalë nga kriza.

"Të gjithë konfirmuan se solidariteti duhet të mbetet një prej parimeve më të rëndësishme dhe vlerë në Bashkimin Evropian."

Korrespondentja e BBC-së në Bruksel thotë se vendet e vjetra anëtare po renditen kundër vendeve të reja dhe vendet e mëdha kundër shteteve të vogla, ndërsa ata konfrontojnë recesionin global.

Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore janë shumë të shqetësuara nga proteksionizmi.

Nëntë prej tyre mbajtën edhe një takim para këtij samiti duke diskutuar monedhat e tyre që kanë rënë ndjeshëm, mbylljen e fabrikave dhe ndoshta edhe grevat që mund të ndodhin.

Hungaria dhe Letonia po marrin ndihma në miliarda dollarë nga një fond emergjence i BE-së dhe korrespondentja jonë thotë se Rumania mund të jetë ndoshta vendi tjetër që do marrë ndihmë të tillë.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen përsëri më vonë këtë muaj për një samit tjetër të parashikuar.