Telegrafi

BE-ja lejoi që bankat greke t’i ndihmojnë filialet në Ballkan

Krahas asaj se guvernatori i Bankës Qendrore greke Georgios Provopulos i paralajmëroi drejtorët e bankave greke që të mos i bartin një pjesë të parave shtetërore në vlerë prej 28 miliardë euro, të fituara për tejkalimin e krizës ekonomike, në vendet si Bullgaria, Rumania dhe Serbia, BE-ja megjithatë dha leje.

Sipas njeriut të parë të Bankës Qendrore të Greqisë, bankat greke është rrezik të japin kredi në këto vende.