Telegrafi

BE-ja kërkon që urgjentisht të vazhdojë dërgesa e gazit rus

Barozo tha se është e papranueshme që BE-ja të jetë peng i mosmarrëveshjes mes Moskës dhe Kievit.

"BE-ja bën thirrje për zgjidhje të shpejtë të kontestit tregtar për dërgesat e gazit nga Rusia në Ukrainë dhe në afat sa më të shkurtë përsëri të transferohet gazi deri te vendet anëtare të BE-së", thuhet në kumtesën e Unionit.

BE-ja shfaq edhe shqetësim nga monopoli i "Gazprom"-it dhe mospërmbajtjes ndaj garancave se vendet anëtare të BE-së do të marrin gaz.

Në mbledhjen e sotme në Pragë është arritur pajtueshmëri që Komisioni evropian të dërgojë vëzhgues në Ukrainë, të cilët do ta kontrollojnë rrjedhjen e gazit nga Rusia drejt vendeve të BE-së.