Telegrafi

BE-ja kërkon ide të reja për statusin nga Prishtina e Beogradi

Siç njofton BBC, zyrtarët evropianë kërkojnë nga Prishtina e Beogradi që, në takimin e Brukselit, të jenë më krijues për të mundësuar zgjatjen e takimit të fundit, që do të mbahet më 26 nëntor i cili, në rast të sinjaleve për një marrëveshje të mundshme, mund të zgjasë edhe deri në tri ditë.

Edhe pse Bashkimi Evropian është insistues në gjetjen e një zgjidhje me marrëveshje, mes Prishtinës e Beogradit, për statusin e Kosovës, megjithatë, zyrtarët e saj ia kanë bërë të ditur palëve se, ky proces i bisedimeve shtesë, do të përfundojë, siç është paraparë, pra më 10 dhjetor.