Telegrafi

BE-ja e gatshme ta marrë misionin nga OKB-ja në Kosovë

Më tutje, zyrtari i lartë i BE-së u shpreh se ‘nuk e di se çfarë do të jetë baza juridike për misionin e Bashkimit Evropian’ në Kosovë dhe se, për këtë çështje do të diskutohet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, ka gjasë që nëpërmjet negociatave të arrihet marrëveshje për statusin e Kosovës, deri më 10 dhjetor.

Duke folur para deputetëve të Parlamentit Evropian, ai theksoi se pas kësaj date, treshja ndërkombëtare do të paraqesë raportin, por Solana tha se nuk e di se a do të miratohet rezolutë e re në Këshillin e Sigurimit për Kosovën.