Telegrafi

BE-ja do të ndajë 70 milionë euro ndihmë për Serbinë

Kjo pako e ndihmës do të jetë plotësim i 100 milionë eurove tashmë të donuara nga BE-ja si ndihmë buxhetore për Serbinë.

“Me këtë paket, BE-ja tregon mbështetjen e vet të vazhdueshme për integrimet evropiane të Serbisë”, deklaroi evroambasadori në Serbi, Vensan Dezher.

Sipas tij, Serbia në vitin 2009 ka arritur përparim të madh në procesin evrointegrues, që do të mbështetet në mënyrë plotësuese me pakon e re financiare nga BE-ja.