Telegrafi

BE-ja arriti marrëveshje për mbikëqyrje të forcuar financiare

Liderët evropianë e kanë shqyrtuar idenë për reforma të mbikëqyrjes financiare, e cila parashikon formimin e trupave të reja panevropiane, bëjnë të ditur burime diplomatike.

Reforma e propozuar para do kohë nga Komisioni Evropian parashikon krijimin e një komiteti evropian për rrezik sistemor, i cili do t`i paralajmëronte autoritetet kombëtare dhe do të jepte rekomandime nëse konfirmohet ekzistimi i ndonjë problemi të caktuar.

Është paraparë edhe formimi i tri trupave evropiane për mbikëqyrjen e punës së bankave, kompanive të sigurimeve dhe të tregjeve financiare