Telegrafi

BE i ofron kredi industrisë së automobilëve

Këtë e njoftoi presidenti i komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso në Bruksel pas konsultimeve me shefat e prodhuesve të mëdhënj të automobilëve në Evropë.

Kreditë me përqindje të favorshme prej rreth 40 miliardë eurosh do të vijnë nga banka evropiane e investimeve.

Barroso u bëri thirrje të 27 shteteve anëtare për rritjen e kapitalit.

Të gjitha ndihmat financiare duhet të jenë në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian për konkurrencën tha Barroso. /dw/