Telegrafi

BE: Fondet për Ballkanin, të keqmenaxhuara

Në ketë fushe, Bashkimi Evropian ka investuar 470 milionë euro për periudhën 2001-2006, për të kontribuar në forcimin e shtetit ligjor, gjyqësorit, si dhe për masat kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ne rajon.

Raporti i Gjykatës se Auditimit vlerëson se këto fonde nuk janë përdorur me se miri. Përgjithësisht projektet janë të paqëndrueshme, ndaj i kërkohet Komisionit të bejë një analize me te plote përpara miratimit te projekteve dhe te përdorë treguesit për matjen e rezultatit.

Këshilli i BE-se shton se Komisioni duhet te koordinoje me mire donatoret dhe dhënia e asistencës duhet te plotësohet nga angazhimet e autoriteteve te rajonit për të garantuar ndryshime te qëndrueshme institucionale.

Duke iu referuar Raportit Special te Gjykatës, Këshilli përmend se me shume progres mund te ishte vërejtur nëse rajoni do te kishte shërbim civil te qëndrueshëm dhe nëse trajnimi i punonjësve do te ishte përqendruar tek personat e përcaktuar për menaxhimin e projekteve.

Këshilli shpreh keqardhje qe këto projekte rrezikohen nga mungesa e pronësisë politike, mungesa e kapaciteteve dhe e angazhimit nga vendet pritëse për vazhdimin dhe menaxhimin e projekteve investuese ne fushën e drejtësisë.