Telegrafi

BE e Kanada: Paketa 800 mld, drejt proteksionizmit

Ato kanë ngritur shqetësim për një klauzolë të projektligjit, që e bën të detyrueshme që kompanitë që përfitojnë nga kjo paketë, të porosisin lëndën e parë, si hekuri apo çeliku, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas BBC-së, në një letër drejtuar udhëheqësve të senatit, ambasadori kanadez në Uashington tha se nëse kjo klauzolë e blerjes së lëndëve të para në Amerikë do të mbetej në variantin përfundimtar, atëherë ky ligj do të krijonte një precedent negativ me pasoja globale dhe do t’i hiqte SHBA-së të drejtën morale për çështjen e tregtisë së lirë.

Sot presidenti Obama pritet të emëroje senatorin republikan, Judd Gregg, në postin e sekretarit të tregtisë. Korrespondenti i BBC-së në Uashington thotë se zoti Obama shpreson qe me këtë lëvizje të fitojë përkrahjen e republikanëve në votimin e paketës për stimulimin e ekonomisë që po debatohet në senatin amerikan.