Telegrafi

BE e gatshme për Greqinë

Në një deklaratë të lëshuar në samitin në Bruksel, liderët e BE-së, thanë se parlamenti grek duhet ta miratojë pakon e rreptë të kursimit, si një “çështje urgjente”.

Parlamenti pritet të të votojë në javën e ardhshme programin në lidhje me shkurtimet buxhetore dhe taksat e reja prej 28 miliardë eurosh, si dhe programin e privatizimit në vlerë prej 50 miliardë eurosh.

Nëse këto masa kalojnë, Greqia do të marrë 12 miliardë euro nga BE dhe FMN-ja, për të menaxhuar borxhin e saj dhe për të evituar bankrotin. /Telegrafi/