Telegrafi

BE dyfishon fondin e emergjencës

Vendimi u mor në ditën e dytë të punimeve të samitit të udhëheqësve të vendeve anëtare në Bruksel.

Fondi i emergjencës është dyfishuar në vlerë brenda një periudhe katërmujore. Tani ai përmban 68 miliardë dollarë.

Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka presidencën e rradhës së BE-së, tha se shuma është në dispozion të atyre vendeve të BE-së që nuk kanë adoptuar euron.

Monedhat në vështirësi
Monedhat e disa vendeve anëtare të bllokut janë goditur veçanërisht rëndë nga kriza financiare globale.

Hungaria dhe Letonia tashmë po marrin ndihmë nga fondi dhe në rradhë tani është Rumania.

Udhëheqësit e BE-së po ashtu ranë dakord që të shtojnë rezervat e Fondit Monetar Ndlërkombëtar me mbi 100 miliardë dollarë.

Por udhëheqësit që po përgatiten për samitin e G20-ës që mbahet muajin e ardhshëm në Londër, kundërshtuan thirrjet e Uashingtonit për të shpenzuar fonde të reja për të stimuluar ekonominë.

Presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso, tha se masat stimuluese duhet të shoqëroheshin me reforma ekonomike. /bbc/