Telegrafi

BE diskuton për ekonominë

Sipas BBC-së, mes vendeve evropiane ekzistojnë ndarje të hidhura, për sa i takon mënyrës se si duhet ecur përpara.

Flitet se po konsiderohet vendosja e sanksioneve ndaj vendeve të zonës së euros nëse dalin me deficite të mëdha.

Por disa vende evropiane janë të shqetësuara nga kërkesat e Gjermanisë dhe Francës për rregulla më strikte që mund të çojnë në ndryshime të traktateve evropiane. /Telegrafi/