Telegrafi

BE dhe Koreja e Jugut, parneritet për zhvillimin e 5G

BE ka rënë dakord të investojë 700 milionë euro gjatë shtatë viteve të ardhshme në 5G PPP (gjenerata e 5-të e Partneritetit Publiko-Privat), ndërsa industria e BE është e vendosur që të investojë deri në 5 herë më shumë se kaq.

Koreja e Jugut do të investojë në Forumin 5G. 5GPPP dhe Forumi do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi më vonë gjatë vitit.

Vizioni për 5G shkon përtej ofrimit të shpejtësive më të mëdha të rrjetit, edhe pse rritja e shpejtësisë me siguri se do të jetë e dobishme në mbështetjen e numrit në rritje të konsumatorëve të internetit në mobil.

Ka një premtim se me lidhjen e internetit 5G, "1 orë film në formatin HD" do të shkarkohet në vetëm 6 sekonda, edhe kur përdoruesit është në lëvizje, dhe kjo shpejtësi përputhet me përvojën që e merr përdoruesi i cili e ka një lidhje me fibër në shtëpi.

Ideja e internetit 5G është edhe më e madhe se shpejtësia e pastër e internetit. Ajo mendohet se do ta ndihmojë krijimin e qyteteve të mençura, të ngjashme me Songdo të Koresë e Jugut, e cila ua lejon ndërtesave, automjeteve dhe infrastrukturës për të komunikuar dhe bashkëvepruar mes vete.

Duhet thënë se 5G nuk është diçka që do të lansohet në treg me gjeneratën e ardhshme të telefonave të mençur, pasi që afati i planifikuar për funksionalizimin e kësaj gjenerate të internetit mobil është periudha 2020-2030. /Telegrafi/