Telegrafi

BE: Bisedimet kanë shterur, jemi ta gatshëm për rolin kryesor në Kosovë

Në këtë projekt nuk përmendet kur dhe si vlerëson BE-ja se mund të përmbyllet procesi i statusit dhe si mund të duket kjo zgjidhje por, as sesi e parasheh zbatimin e vendimit.

Pritet që përfaqësuesit e BE-së, në këtë samit, ta falënderojnë Treshen e Grupit të Kontaktit, e veçmas përfaqësuesin e saj në këtë treshe, Wolfgang Ischinger, për “angazhimin e palodhshëm në hulumtimin e të gjitha opsioneve për një zgjidhje më marrëveshje”.

Pritet që në dokumentin përfundimtar të samitit të Brukselit te vlerësohet se “procesi i bisedimeve mes palëve (Prishtinës e Beogradit), për statusin e ardhshëm të Kosovës, tashmë ka shterur”.

“Në këtë kontekst, Këshilli i Evropës, shpreh keqardhjen për faktin se palët nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja anët, pavarësisht përpjekjeve gjithëpërfshirëse të Treshes”, thuhet më tej në këtë deklaratë të BE-së.

Në këtë takim pritet që BE-ja të konstatojë se status quoja në Kosovës është e paqëndrueshme. “Edhe pse Këshilli i Sigurimit i KB-së, më 19 dhjetor, do ta shqyrtojë këtë çështje, Këshilli i Evropës vlerëson se BE-ja është e gatshme ta ketë rolin kryesor në përfundimin e procesit dhe zbatimit të zgjidhjes”, thuhet më tej në këtë tekst që do të publikohet të premten.

“BE-ja është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën kah një stabilitet i qëndrueshëm, mes tjerash, në fushën e policisë dhe gjyqësisë dhe përkrahjes së zyrës ndërkombëtare si pjesë të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, e po ashtu është e gatshme, me një perspektivë të qartë evropiane, të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe politikë të Kosovës”, thuhet më tej në këtë tekst në të cilin kërkohet që institucionet e BE-së të përgatiten sa më shpejtë për këtë qëllim.