Telegrafi

BE – BeH-ja shkeli marrëveshjen CEFTA

“Kjo është shkelje e obligimeve të BeH-së, të parapara në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA)”, lajmëruan përfaqësuesit në Bruksel, duke shprehur keqardhje për shkak të miratimit të ligjit, transmeton Makfaks-i.

Shefi i diplomacisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Mlladen Zirojeviq, po ashtu, shprehu keqardhje për shkak të vendimit të Parlamentit dhe paralajmëroi se vendi për shkak të kësaj do të bart sanksione ndërkombëtare.

Ligji kontestues pritet që më së shumti ta godet Kroacinë, eksporti i së cilës në BeH gjatë vitit të kaluar arriti 1.7 miliradë euro.